Leclerc dorëzohet: Titulli duket i vështirë, të mësojmë nga Mercedesi

05/09/2022 20:11

Çmimi i Madh i Holandës i takoi të zotit të shtëpisë me Max Verstappen që festoi pas 72 xhirove në pistën e Zandvoort.

Piloti holandez hedh një tjetër hap drejt titullit të dytë botëror teksa shkëputet në krye të klasifikimit me 310 pikë i ndjekur nga Charles Leclerc me 201 pikë, po aq sa edhe Sergio Perez i RedBull.

Ndërkohë, ai që cilësohej si rivali kryesor i Verstappen në këtë Botëror, Leclerc duket se tashmë është dorëzuar ndërsa pas garës së Holandës thekson se titulli është shumë i vështirë ndërsa shtoi se Ferrari duhet të mësojë nga Mercedes.

“RedBull është makina më e shpejtë aktualisht, sidomos në garë. Gjatë provave nuk ka shumë diferencë, por gara është tjetër. E njëjta gjë vlen edhe për Mercedesin që ka një tjetër ritëm në garë. Jemi të zhgënjyer si skuadër, me gomat e buta u shfaqëm mirë por vuajtëm shumë me ato të mesmet dhe të fortat. Jam i surprizuar nga Merceds që dhuroi paraqitje të mira edhe me gomat e forta, duhet të mësojmë nga ato”, u shpreh Leclerc.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA