BE “s’ka nevojë” për Rusinë! Mbledh rezerva të mëdha gazi pavarësisht kufizimeve

01/09/2022 12:09

Bashkimi Europian e arriti objektivin e saj për të mbushur depozitat e gazit në masën 80% “shumë përpara” afatit të nëntorit, pavarësisht ndërprerjeve të vazhdueshme të furnizimit me gaz nga Rusia.

Shefja e energjisë se bllokut europian, Kadri Simson, rrëfeu se Brukseli e vendosi objektivin e magazinimit në muajin maj si përgjigje ndaj bllokimit të vazhdueshëm të furnizmeve nga Rusia dhe krizës së vazhdueshme energjetike.

Objektivi ishte të arrihej të paktën 80% deri më 1 nëntor 2022 dhe 90% deri më 1 nëntor në vitet në vijim për të siguruar që ka gaz të mjaftueshëm për të kaluar dimrin.“Shtetet anëtare dhe kompanitë kanë bërë një punë të madhe. Le të vazhdojmë të mbushim aty ku niveli është ende më i ulët dhe të zbatojmë planin e reduktimit të kërkesës së BE-së. Kjo do të na ndihmojë ta kalojmë dimrin në mënyrë të sigurt”, ishte komenti i Simson në Twitter. Magazinimi i gazit në Belgjikë, Republikën Çeke, Danimarkë, Francë, Gjermani, Itali, Poloni, Portugali, Spanjë dhe Suedi është në masën mbi 80%, megjithëse kapaciteti i ruajtjes ndryshon në mënyrë dramatike midis këtyre vendeve.

Ndërkohë, gjashtë vende, Austria, Kroacia, Hungaria, Holanda, Rumania dhe Sllovakia, e kanë përmbushur objektivin e vendosur për në 1 shtator dhe janë në rrugën e duhur të arritjes së nivelit të 80%. Pavarësisht furnizimeve të reduktuara të gazit nga Rusia, rezervuarët e magazinimit të brendshëm në Austri vazhduan të mbushen javën e kaluar, pohuan zyrtarë vendas.

Vendet ndërkohë që kanë mbetur disi prapa janë Bullgaria dhe Letonia. Jo të gjithë shtetet anëtare kanë depo nëntokësore. Në mënyrë që blloku të mund të kalojë një dimër të sigurtë, në fund te korrikut, BE-ja ra dakord për një plan reduktimi të kërkesës për konsumin e përkohshëm të gazit me 15%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA