Kanë mbetur edhe rreth tre ditë për përfundimin e merkatos së verës dhe Cristiano Ronaldo është ende në pritje të largimit nga Manchester United.
Më tej raportohet se të gjithë anëtarët e ekipit të parë të United u detyruan të pranonin uljen prej 25% të pagës nëse nuk kualifikoheshin në Champions League për shkak të një klauzole ekzistuese në kontratën e tyre. Por Cristiano e ka kundërshtuar një klauzolë të tillë duke argumentuar se ai nuk është përgjegjës që klubi mbeti jashtë katërshes së parë të Premier League sezonin e kaluar. United u rendit në vendin e gjashtë, 35 pikë, prapa Manchester City që janë dhe kampionët e sezonit të shkuar.
Përballë kësaj situate, por edhe faktit që në ndeshjet e fundit portugezi më shumë ka qëndruar në stol, gjithçka është ftohur dhe sulmuesi kërkon me patjetër largimin nga Manchesteri./ Super Sport
Top Channel