
03/05 08:57
Teksa kostot e energjisë më Europë po rriten dita-ditës, Rusia po shpenzon sasi shumë të mëdha gazi natyror.
Sipas ekspertëve, uzina në afërsi të kufirit me Finlandën, po djeg çdo ditë sasi të mëdha gazi që kapin vlerën e 10 milion dollarëve në ditë.
Shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijon, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit të Arktikut.
Rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen nga flakët çdo ditë. Ai vjen nga një fabrikë e re e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petersburgut.
Top Channel