Një 73-vjeçare nga Fieri, e infektuar me Covid 19, ka ndërruar jetën, ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 375 raste të reja me koronavirus.

Nga 1.285 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë me Covid, 121 qytetarë në Tiranë, 29 në Lushnjë, 16 në Durrës, 12 në Vlorë, nga 11 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 10 qytetarë në Krujë, Kamëz, nga 9 qytetarë në Fier, Sarandë, Elbasan, nga 8 qytetarë në Kavajë, Himarë, Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Divjakë, Korçë, Maliq, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Lezhë, Vorë, Berat, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Mallakastër, Selenicë, Kolonjë, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Shijak, Mat, Roskovec, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Belsh, Gramsh, nga 2 qytetarë në Tropojë, Rrogozhinë, Patos, Delvinë, nga 1 qytetar në Pukë, Fushë Arrëz, Kurbin, Dibër, Bulqizë, Libohovë, Memaliaj, Peqin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3.689 qytetarë aktivë me Covid  19 në të gjithë vendin, nga të cilët 19 po marrin trajtim në spitalin COVID 3.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 319,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 375
Të shëruar në 24 orë 389
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1285

Testime totale 1,956,041
Raste pozitive 326,461
Raste të shëruara 319,193
Raste Aktive 3,689
Humbje jete 3,578

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1,658
Fier 397
Durrës 282
Vlorë 269
Korçë 252
Elbasan 239
Shkodër 224
Gjirokastër 131
Berat 99
Lezhë 73
Dibër 46
Kukës 19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA