Taulant Seferi drejt Ukrainës, te Vorksla Poltava aty ku gjen dhe Ennur Totre. Transmerimi i bombeirit përtej interesit për një operacion prej qindra mijëra dollarësh në pagesë kartoni e pagë për lojtarin, ngjall kërshëri edhe për faktin se sulmuesi transferohet në Ukrainë, një vend në luftë por ku gjithsesi do të luhet futboll, me kampionatin që nis këtë të martë. Por si do të luhet?
Të flasësh për normalitet për momentin në Ukrainë është e tepërt, pasi është në zhvillim e sipër një luftë që vret dhe ndërpret ëndrra. E megjithatë njerëzit kërkojnë të ecin përpara, dhe kështu bën dhe futbolli ukrainas, që nga e marta i jep startin sezonit të ri. Do të luhet me porta të mbylllura , natyrshëm, për të evituar që stadiumet të kthehen në shënjestra të lehta për rusët, dhe me sirenat e alarmeve ajrore të gatshme për të rënë. Nëse dicka e tillë ndodh, lojtarët në fushë do të vrapojnë drejt dhomave të zhveshjes, ose më mirë në bunkeret që janë ndërtuar enkas pranë dhomave të zhveshjes, nëse ka bombardime.
Nuk ishin të shumtë ata që kishin dëgjuar para pushtimit të Putin për Zaporixhian, Kharkivin, maksimumi njihnion Kievin apo Odesën. Të gjithë emra që tani dëgjohen rëndom në edicionet informative, bashkë me imazhet tronditëse të atyre vend luftimeve.
Që nga kjo e martë në fushat e blerta futbolli do të kërkojë të dhurojë 90 minuta nga normaliteti i dikurshëm. Do të luhet në kryeqytet, ku Shakhtar Donetsk do të presë Metalist 1925. Por do të luhet edhe në Chornomorets Stadium të Odesës, dhe mbi të gjitha në Slavutych Arena të Zaporizhias, ku është trasnferuar skuadra e Zorya Luhansk pasi u arratis nga Donbasi që është në dorë të rusëve. Nga ana tjetër e lumit Dnjepër, pak më shumjë se 120 km larg me makinë, por shumë më pak në vijë ajrore, është centrali bërthamor që këto ditë po bën të dridhet botën.
Ndeshja e fundit e kampionatit ukrainas është luajtur në dhjetor, para pauzës klasike të dimrit prej 3 muajsh. Në krye ishte Shaktar me 47 pikë në 18 ndeshje, 2 më shumë se Dinamo e Kievit. Në shkurt nisi “operacioni ushtarak” i Putin. Natyrisht që më pas sezoni nuk rinisi. Provon ta bëjë tani dicka të tillë futbolli ukrainas, edhe pse me masat e duhura. Do të ketë prezencë të forcave ushtarake në stadiume dhe ndeshjet do të ndërpritet në rast se dëgjohen sirenat e alarmit ajror.
“Rinisim në 23 gusht, deklaroi ministri ukrainas i sportit Vadym Guttsait, dhe jo rastësisht, në Ukrainë është Dita Kombëtare e Flamurit. Është shumë e rëndësishme të rinisim të luajmë futboll, të bëjmë tifo, të garojmë, të fitojmë. Progresi i sportit ukrainas nuk mund të ndalet”.
Gjithsesi në nisjen e kampionatit me 16 skuadra do të mungojnë 2 klube në apel. Mariupol Fc dhe Desna Chernihiv kanë lajmëruar se nuk do të bëjnë pjesë në kampionat. Chernihiv ndodhet dy hapa nga kufiri bjellorus, zonë e martirizuar nga bombardimet ruse që kontrollojnë prej kohësh Mariupolin, që është përkufizuar nga OKB si “Vendi me përqindjen më të lartë të vdekshmërisë në Ukrainë”.
Ndërkohë ka dhe nga ata që ankohen pasi solidariteti i kohëve të para është fshirë nga paraja që komandon. Pikërisht sot New York Times, publikon një artikull në të cilin Parkin , drejtor i përgjithshëm i Shakhtar, tregon se si, pasi arriti një akord me Lionin dhe Fullham për transferimin e Tete dhe Manor Solomon, për një total prej rreth 25 milionë eurosh, shumë jetike për një klub ukrainas në këto momente, Fifa i “preu krahët”, duke zgjatur rregullin që parashikon transferimin e lirë nga një klub ukrainas i lojtarëve të huaj, që u vendos fillimisht në fillim të luftës dhe tani vlen edhe për gjithë sezonin 2022-2023. Cka do të thotë se teknikisht, Seferi apo Totre, pavarësisht kontratave të freskëta që nënshkruajnë, sipas rregullores mund të jenë të lirë të largohen nga Ukraina edhe gjatë sezonit në vazhdim.
Top Channel