Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa po shijon disa pushime në jug të Shqipërisë, përpara festivalit madhështor Sunny Hill.

Në një mbrëmje me miqtë dhe të afërmit bukuroshja shqiptare nuk ka nguruar të postojë momentet më të bukura që po kalon.

Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një story i saj në Instagram, teksa shfaqej duke kënduar shqip së bashku me vëllain Gjin Lipa.

Ata kënduan këngën “Shkel” të Armend Rexhebakiqit dhe atë të Nexhmije Pagarushës “E dehur jam”.

Vetëm pak ditë na ndajnë nga koncerti i madh Sunny Hill Festival, i cili do të mbahet në Tiranë.

Në këtë koncert madhështor do të marrin pjesë shumë artistë, vendas dhe të huaj.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA