Janë publikuar pamjet nga mbikalimi i Panajasë në Vlorë, aty ku mbetën të vdekur dy persona nga një atentat i pak ccasteve më parë.

Sikurse duket në pamje, mjeti ka përfunduar në kanalin anës rrugës, ndërsa trupat e viktimave ndodhen brenda makinës e cila është bërë shoshë nga plumbat.

Rruga është bllokuar pjesërisht nga policia, teksa janë shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Nuk dihet ende identiteti i dy viktimave, e as rrethanat e atentatit apo autorët të cilët janë në arrati.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel