Peshëngritja shqiptare me një tjetër Kampion Europe, Ertjan Kofsha merr 3 medalje të arta

15/08/2022 21:42

Ertjan Kofsha ka mahnitur me paraqitjen e tij në Kampionatin Europian të peshëngritjes për moshat U-15 dhe U-17, që po mbahet në Raszyn të Polonisë. 

Talenti shtërmenas, i cili është prodhimi i radhës i dalë nga duart e trajnerit Leonard Toska, ka shkëlqyer duke fituar plot tri medalje ari në grumpshat U-17.

Kofsha garoi në peshat 89 kg dhe realizoi një paraqitje vërtetë fantastike, teksa dominoi ndaj rivalëve, duke nderuar kështu Shqipërinë në këtë eveniment të rëndësishëm të shtangës për moshat.

Kofsha regjistroi rezultate të jashtëzakonshme, duke ngritur 145 kg në stilin e shkëputjes, 168 në stilin e shtytjes, për ta mbyllur dygarëshin me plot 308 kg.

Gjithçka mbyllet me festën e merituar për Shqipërinë në këtë kompeticion, ndërsa Ertjan Kofsha konsiderohet pa diskutim si e ardhmja e madhe e peshëngritjes kuqezi.

Kështu kombëtarja jonë e shtangës e mbyll me 6 medalje gjithsej Kampionatin Europian, pasi disa ditë më parë siç dihet edhe Enkileda Carja fitoi tri medalje bronzi për moshat U-15.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA