Fermeri nga Selita e Cërrikut, Kujtim Sade prej më shumë se një dekade merret me kultivimin e pjeshkës.

Edhe pse kostot e prodhimit në bujqësi janë rritur shumë, këtë vit kujtimi po e shet pjeshkën më lirë se sa një vit më parë ku plehrat kimike kushtoni dy herë më pak.

“Unë kam një sipërfaqe prej 4 hektarësh kam 10 varietete pjeshke tregu sivjet është përtokë. Vjet shisja në Maqedoninë e Veriut dhe në shumë vende të tjera, kurse sivjet pjeshka është zero”- shprehet fermeri Kujtim Sade.

Tregu ideal për bujkun nga 54 vjeçar është eksporti drejtë vendeve të Bashkimit Europian, por për këtë sezon Kujtimi ka arritur ta shesë prodhimin e tij bujqësor vetëm në Tiranë dhe Kosovë.

“Tregu i Tiranës njëherë në katër ditë ai merr 10 kuintal pjeshkë, mua s’më bëjnë punë, mua më bëjnë punë tre-katër tonë sepse kam shumë tokë. Në katër hektarë tokë të jenë të gjitha në prodhim  prodhon rreth 1000-1200 kuital”- shton ai.

Sipas kultivuesit të pjeshkës tregtarët europiane pjeshkën e vlerësojnë më tepër se kolegët e tyre në Shqipëri.

” Vjet ishte një vit i mirë për mua serat për të gjithë frutat shqiptare. Vjet pjeshka ka shkuar 80 lekë, kurse sivjet pjeshka 300 lekë. Unë që të jem i kënaqur kilogramin e pjeshkës duhet ta shes 600 lekë që 300 lekë pjeshka i merr vetë dhe 300 i marr unë që e kam punuar gjithë vitin. “

Për Kujtimin arsyeja se përse pjeshka nuk po shitet këtë vit është kriza globale ekonomikë që shkaktoi lufta Ukrainë- Rusi.

“Edhe kriza globale ka dhënë efektin e vet për arsye se nuk shikon më njeri të hajë pjeshkë, por duan orizin, domaten bukën, edhe pjeshkën e ka lënë në dorë të dytë.”

Edhe pse prodhimi që i mbarë, fatkeqësisht tregu i brendshëm që i pamjaftueshëm për sasinë e pjeshkëve që prodhon Kujtimi. Për këtë arsye për pjeshkën që nuk gjeti treg përfundoi në tokë.

Top Channel