Poloni-Shqipëri! Si pritet të rreshtohet Kombëtarja, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë. Policia ‘blindon’ tifozët shqiptarë
26/03 07:00
Chelsea-Tottenham është supersfida e javës së dytë në Premier League. Derbi i Londrës fillon në orën 17:30, sfidë që do transmetohet në SuperSport 2, ndërkohë që Thomas Tuchel ka zgjedhur titullarët.

Gjermani i Chelsea ka zgjedhur Raheem Sterling në majë të sulmit, me anglezin që do të mbështetet nga dyshja Kai Havertz-Mason Mount. Ndërkohë, Marc Cucurella do të luajë për herë të parë nga fillimi.
3-4-2-1 është skema e “Bluve të Londrës”, njësoj si ajo e zgjedhur nga Antonio Conte në krahun tjetër. Tottenham pret gola nga Harry Kane. Kapiteni do të ndihmohet nga Dejan Kulusevski dhe Son Heung-Min.
Top Channel