Sulmet në aeroportin e Krimesë/ Vritet një person, plagosen pesë të tjerë

09/08/2022 18:33

Autoritetet e vendosura nga Moska në Krime të Ukrainës thonë se nga shpërthimi që ka goditur një aeroport ushtarak pranë fshatit Novofedorivka, një person është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur.

Kreu i Krimesë i emëruar nga Rusia, Sergei Aksyonov, shkroi në Telegram më 9 gusht se një person u vra dhe shprehu ngushëllime për familjarët, por nuk e identifikoi viktimën.

Ndërkaq, zyrtarët lokalë shëndetësor thanë se janë lënduar pesë persona, në mesin e tyre një fëmijë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha në një deklaratë më herët se shpërthimi i municioneve të aviacionit shkaktoi shpërthimin, por nuk dhanë më shumë detaje.

Javën e kaluar, pesë anëtarë të stafit të marinës ruse u plagosën nga një shpërthim pasi një dron i supozuar fluturoi në oborrin e flotës ruse të Detit të Zi, në qytetin port të Krimesë, Sevastopol.

Rusia aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA