Korrjet e reja të drithërave si dhe çelja e portit të Ukrainës në Detin e Zi, ka bërë që një ton grurë afërsisht të kushtojë 100 dollarë më pak, ne krahasim me çmimin e grurit të 5 mujave më parë.

Importuesve te grurit në Shqipëri një ton grurë para luftës Ukrainë-Rusi u kushtonte 370 dollarë, ndërsa në muajin mars një ton grurë u ble nga importuesit nga 490-520 dollarë.

Sipas Organizatës të Ushqimit në Kombeve të Bashkuara, çmimi i grurit në rang global ka pësuar një rënie me 14.5%.

Fabrikat e miellit, po e blejnë çmimin e grurit më lirë, por në Shqipëri çmimi i bukës nuk ndryshon.

Granit Solkaj, Qendra Alert: Para se të fillonte lufta çmimi i mielli nëpër furra shkonte ishte diku tek 70-75 lekë. Pas konfliktit mielli shkonte 85-87 lekë, sepse ia dërgojnë prodhuesit direktë dhe buka kushton 100 lekë dhe fatkeqësisht nuk e dimë peshën e bukës. Ndërsa sot që flasim, çmimi i miellit që u shkon furrat e bukës 75 lekë, dhe kjo nuk është reflektuar në asnjë furrë buke në Shqipëri. Dhe buka masive vazhdon të jetë 100 lekë përtej faktit që ne kemi denoncuar pjesën e vjedhjes ne peshë.

Në fillim të luftës, furrat e bukës u përballën me rritjen e kostove të prodhimit përveç grurit për ta vaji dhe karburantet kushtonin më shtrenjtë. Por raporti i FAO-S thotë që edhe çmimi vajit vegjetal kushton 19.2% më pak.

Pavarësisht kësaj tabelat e çmimeve në furrat e bukës ndërrohen vetëm atëherë kur kemi rritjet të çmimit të bukës.

“Aktualisht kostot e tjera kanë rënë ku gazi i lëngshëm në muajin mars litri shkoi 115 lekë, dhe sot mesatarisht është diku tek 70 lekë”, shprehet Solkaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA