Tragjedi në Alpet Zvicerane, tre të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani të vogël Inflacioni ka mbetur në nivele veçanërisht të larta edhe në korrik në Greqi, ndonëse është ulur me gjysëm pike në 11.6% nga 12.1% në qershor.
Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave ELSTAT regjistrojnë rritje të çmimeve, veçanërisht në energji dhe karburante, por edhe në artikujt ushqimorë, për muajin korrik në baza vjetore.
Konkretisht në krahasim me korrikun e një viti më parë, kemi rritje të çmimit të gazit natyror me 178.9%, naftës për ngrohje 65.1%, energjisë elektrike 55.8%, karburanteve dhe lubrifikantëve 33% dhe lëndëve djegëse të ngurta 9%.
Por edhe në çmimet e të ashtuquajturës “shportë ushqimore ”, janë rritur çmimet në vaj dhe yndyrna 27.3%, bukë dhe drithëra 16.7%, mish 16.7%, bulmet dhe vezë 16.4%, perime 13.4%, kafe – kakao – çaj 11.4%, ushqime të tjera 9.3%.
Gjithashtu, rritje çmimesh janë shënuar në një gamë shumë të gjerë produktesh dhe shërbimesh ,veçanërisht në paketën e pushimeve dhe argëtimit dhe kryesisht në: transportin e udhëtarëve me avion 62.3%, transportin e udhëtarëve me taksi 32.9%, me anije 25.4%, hotelet 20%, makinat e përdorura 15.9%, të rejat 12.4%.
Por edhe në periudhën korrik-qershor të këtij viti, rritje të çmimevenga 1.2=3% ka patur edhe në artikujt ushqimorë, me përjashtim të frutave të freskëta që kanë ulje 17,5%, tek qumështi i freskët, mishi i shpendëve ,vaji i ullirit ,kafeja,perimet e konservuara ose të përpunuara ,mishi i viçit , buka dhe drithërat.
Në sektorin e energjisë çmimet ranë tek energjia elektrike me 8.6% dhe tek karburantet me 5.8% ku për herë të parë pas shumë javësh benzina është ulur nën 2 euro për litër, ndërsa edhe nafta për makina blihet mesatarisht 1.72 euro për litër.
Prej sot dhe nesër gjithë qytetarët greke me të ardhura nga 30.000-45.000 euro në vit do të marrin paketën e dytë të ndihmës në karburante nga 45-100 euro në varësi të mjetit dhe vendbanimit.
Top Channel