Tragjike në Tajlandë! Zjarri në një klub nate i merr jetën 13 personave dhe plagos dhjetëra të tjerë

05/08/2022 12:39

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku festa u kthye në tragjedi me 13 të vdekur dhe 41 të plagosur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një klub nate në provincën Chonburi të Tajlandës juglindore, u përfshi nga flakët.

Sipas CNN zjarri shpërtheu në orën 01:00 dhe në rrjete sociale qarkullojnë video ku shfaqen njerëzit të cilët mundohen të largohen nga lokali.

Zjarrfikësit luftuan për më shumë se dy orë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe më pas kanë nxjerrë trupat e pajetë të katër grave dhe nëntë burrave.

Shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar, megjithëse zyrtarët u shprehën se materiali që përdoret tek  muret për izolimin e zhurmës e ka përshpejtuar përhapjen e flakëve.

Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha tha të premten se familjet e viktimave do të marrin ndihmë nga autoritetet dhe u bëri thirrje vendeve argëtuese në mbarë vendin për të siguruar daljet emergjente dhe masat e sigurisë.

Kjo nuk është hera e parë që një zjarr vdekjeprurës shpërthen në një klub nate në Tajlandë dhe shkakton pasoja kartastrofike.

Në vitin 2009 më shumë se 60 njerëz vdiqën në Bangkok, pasi një zjarr u përhap në klubin Santika në orët e para të Vitit të Ri.

Flakët kanë përfshirë klubin e natës Mountain B në rrethin Sattahip në Chonburi, Tajlandë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA