Katër persona janë arrestuar, pasi dyshohet se bashkëpunonin për të transportuar mallra të ndryshëm kontrabandë në Tiranë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Free road 2”, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mallrave, të cilat ishin pa pullë fiskale.
Të arrestuarit janë:
– Y. F. 18 vjeç, banues në Kosovë, faturino dhe pronari i një linje transporti;
– Sh. S. 31 vjeç, banues në Kosovë, shofer i një linje transporti;
– B. K. 53 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti tregtar;
– E. S. 32 vjeç, banues në Elbasan, administrator i një subjekti tregtar.
Policia në afërsi të pallatit të sportit “Asllan Rusi” kanë ndaluar autobusin me drejtues shtetasin Sh. S. dhe faturino shtetasin Y. F.
Mallrat të dyshuara të futura kontrabandë në Shqipëri pa pullë fiskale, do t’i merrnin shtetasit B. K. dhe E. S.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel