Një minutë heshtje është mbajtur nga protestuesit për Jonadën, duke u ulur të gjithë në gjunjë.

Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës po protestojnë para Ministrisë së Brendshme nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Protesta po mbahet para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA