‘Hiqni kapelet, a keni fëmijë’, protestuesit thirrje efektivëve t’i bashkohen tubimit: Drejtësi për Jonadën

04/08/2022 19:42

Qindra persona pjesëmarrës në protestën e ditës  së sotme, i kanë bërë thirrje policisë së shtetit ti bashkohen tubimit, që vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Situata ka agravuar paksa ku disa protestues tentuan të thyenin kordonin e sigurisë. Ata brohorasin njëzëri “qeveria të japë dorëheqjen”, Drejtësi për Jonadën”, ‘Hiqni kapelet, a keni fëmijë’, “Ju jeni vrasës”

Situata e tensionuar ka shkaktuar frikë dhe tension tek fëmijët që janë pjesë e saj.

Qytetarë, Shoqëria Civile dhe politikanë të opozitës po protestojnë para Ministrisë së Brendshme nën moton “Nuk e vrau varka, por shteti”.

Kjo protestë vjen pas tragjedisë së ndodhur në plazhin e Potamit në Himarë, ku  vogëlushja 7-vjeçare, Jonada Avdia, u aksidentua dhe humbi jetën nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Protesta po mbahet para Ministrisë së Brendshme, ndërsa kërkohet dorëheqja e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaro.

Protestës i janë bashkuar edhe deputetët Lefter Geshtenja,  Flamur Hoxha, Luçiano Boci dhe Luan Baçi.

Jonada kishte ardhur me pushime me prindërit e saj, të cilët prej më shumë se dy dekadash jetojnë në Angli.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dy ditët e fundit dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale kanë përcjellë pa ndarë zemërimin dhe revoltën e madhe për atë tragjedi që i mori jetën vajzës.

Kujtojmë se Prokuroria e Vlorës kundërshtoi qëndrimin dhe referimin e policisë së Vlorës që e dorëzoi komisarin Arjan Tase për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

 

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA