Banka e Anglisë rriti normat e interesit në 1.75 përqind  të enjten për të përballuar koston në rritje të jetesës, pavarësisht shqetësimeve se ekonomia po shkon drejt një recesioni.

Në rritjen më të madhe të normave në 27 vite, autoritetet në bankën qendrore votuan për të rritur normën bazë për të gjashtën herë radhazi në 1.75%, në përputhje me pritshmëritë e ekonomistëve të qytetit. Vendimi i çon normat e Mbretërisë së Bashkuar në nivelin më të lartë që nga fundi i vitit 2008.

Komiteti i politikës monetare të Bankës (MPC) ka rritur koston e huamarrjes që nga dhjetori në përgjigje të rritjes së normave të inflacionit, përkeqësuar nga pushtimi rus i Ukrainës, i cili ka çuar koston e gazit në rritje , në nivele rekord.

Inflacioni u rrit në 9.4% në vitin deri në qershor dhe pritet të rritet më tej gjatë muajve në vijim.

Banka e Anglisë parashikon që  inflacioni të rritet mbi 13% në vjeshtë, kur faturat e energjisë pritet të rriten dhe të mbeten në nivele shumë të larta gjatë pjesës më të madhe të vitit 2023.

Sipas një raporti të qershorit nga Fondacioni Joseph Rowntree, rreth dy të tretat e të gjitha familjeve me të ardhura të ulëta kanë mbetur pa nevojat thelbësore, si ngrohja apo dushi.

Një recesion i afërt mund t’i përkeqësojë gjërat, duke sjellë një valë humbjesh vendesh pune. Frika nga një ngadalësim ekonomik u intensifikua në qershor kur Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik tha se priste që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar të ngecë vitin e ardhshëm .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA