Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe që pas daljes nga reality show, duket se marrëdhënia e tyre vetëm është forcuar.

Çifti kanë shfaqur ndjenjat për njëri-tjetrin, ndërsa nuk kanë kursyer as postimet së bashku në rrjetet sociale. Në disa intervista, moderatorja ka folur dhe për dëshirën e saj për të zyrtarizuar më tej lidhjen, madje dhe dëshirën për të pasur fëmijë.

Por, komentet dhe disa lajme në mediet rozë për një shtatzëni të mundshme nuk i kanë pëlqyer aspak ish-konkurrentes së “BBV”. Ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet me disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç Dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

“Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”, ka shkruar më tej Einxhel, ndërsa duket se edhe është argëtuar me situatën e krijuar, duke ndarë me ndjekësit një video në TikTok, ku improvizon Marigonë.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel