Në super formë krah njëri tjetrit, Maluma dhe e dashura e tij shijojnë pushimet në jahtin luksoz (Foto)

29/07/2022 10:58

Këngëtari Maluma po shijon pushimet së bashku me të dashurën e tij Susana Gomez në Formentera të Spanjës.

Super ylli kolumbian po relaksohet në jahtin luksoz së bashku me partneren, ku krah njëri-tjetrit ata kanë notuar në det dhe më pas kanë shkrepur disa foto të bukura.

28-vjeçari kishte preferuar të vishte tuta plazhi me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Gomez rroba banje të zeza.

Në super formë dhe të lumtur krah njëri-tjetrit,  çifti po kënaqej nën rrezet e diellit.

Maluma dhe Susana mundohen ta mbajnë sa më shumë larg vëmendjes lidhjen e tyre.

Herën e fundit ata janë fotografuar së bashku në janar të këtij viti, teksa ishin me pushime në Greqi.

 

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA