20/01 22:11
Këngëtari Maluma po shijon pushimet së bashku me të dashurën e tij Susana Gomez në Formentera të Spanjës.
Super ylli kolumbian po relaksohet në jahtin luksoz së bashku me partneren, ku krah njëri-tjetrit ata kanë notuar në det dhe më pas kanë shkrepur disa foto të bukura.
28-vjeçari kishte preferuar të vishte tuta plazhi me vija shumëngjyrëshe, ndërsa Gomez rroba banje të zeza.
Në super formë dhe të lumtur krah njëri-tjetrit, çifti po kënaqej nën rrezet e diellit.
Maluma dhe Susana mundohen ta mbajnë sa më shumë larg vëmendjes lidhjen e tyre.
Herën e fundit ata janë fotografuar së bashku në janar të këtij viti, teksa ishin me pushime në Greqi.
Top Channel