Një 73-vjeçare e denoncuar e zhdukur nga djali i saj është gjetur pa shenja jete në kanalin e hidrovorit në Ishull Shëngjin.

 

Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore.

“Rreth orës 20:25, në Ishull Shëngjin, në kanalin e Hidrovorit, është gjetur pa shenja jete shtetasja L.R. 73 vjeçe, banuese në Ishull Shëngjin. Trupi i saj është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Lezhë për ekzaminime të mëtejshme mjeko ligjore, ku nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Për këtë shtetase, ditën e sotme, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi D.C. ( djali i saj) për të bërë kallzim për largimin nga banesa dhe humbjen e kontakteve me të”, sipas policisë.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel