Barcelona dhe Juventusi u ndanë me barazimin 2-2 në miqësoren e zhvilluar mes tyre në Dallas të Texasit ku protagonistë për të dy skuadrat u bënë pikërisht Dembele dhe Moise Kean.
Seria e golave në këtë ndeshje nisi në minutën e 34 kur Dembele pas driblimeve në zonë mposhti Szczesny për t’i dhënë avantazhin Barcelonës, një avantazh që zgjati vetëm 5 minuta pasi në të 39 Kean barazoi në 1-1.
Kaluan vetëm 60 sekonda, kur Dembele, riktheu Barcelonën në avantazh teksa e çoi rezultatin në 2-1. Pas pushimit të ndeshjes ishte Juventusi ai që gjeti golin duke barazuar shifrat në 2-2.
Barcelona kërkoi golin e trete dhe në harkun e 10 sekonda mes minutave 68 e 69 pati dy shanse të arta shënimi me Raphinan dhe Ansu Fatin, por që të dy u ndalën nga shtyllat dhe në fund rezultati mbeti 2-2.
I njëjti barazim, ai 2-2 u regjistrua edhe në ndeshjen e Realit të Madridit me Club America. Skuadra kampione e Spanjës që humbi në El Clasicon e verës ndaj Barcelonës, e pa veten në disavantazh në minutën e 5 kur Martin shënoi golin e parë për Club America, por Los Blancos reaguan dhe në minutën e 22 barazuan me Benzema.
Në fillimin e pjesës së dytë skuadra e Ancelottit fitoi një 11 metërsh i ekzekutuar saktë nga Hazard duke përmbysur gjithcka e marrë kryesimin në 2-1. Por kur kishin mbetur 8 minuta nga fundi Club America barazoi në 2-2 me Hidalgon, rezultat që nuk ndryshoi më.
Ish-sulmuesi Atleticos kthehet tek skuadra ku e filloi karrierën në 2005-n
Luis Suarez kthehet në vendlindje, në Uruguaj. Sulmuesi 35 vjecar nëpërmjet një videomesazhi të publikuar në profilin e tij në Instagram bëri të ditur arritjen e një marrëveshjeje paraprake me klubin e Nacional për t’u aktivizuar për 3 muaj deri në botërorin e Katarit.
Në këtë mënyrë, Luis Suarez kthehet te skuadra me të cilën bëri debutimin e tij në Ligën e Parë uruguajane në 2005, me të cilën do të nënshkruajë një kontratë 3 mujore, periudhë gjatë së cilës ai do të aktivizohet në ndeshjet cerekfinale te Cupa Sudamericana dhe në Turneun Clausura të kampionatit vendas. Dhe e gjithë kjo do t’i shërbejë Luis Suarez që të përgatitet sa më mirë për botërorin e Katarit që do të mbahet në 21 nëntor deri në 18 dhjetor.
Luis Suarez ka luajtur 34 ndeshje me Nacional duke shënuar 12 gola e fituar kampionatin uruguajan në 2005 e 2006. Pas kësaj sulmuesi ka pasur një karrierë të ndritur në Evropë ku pas Groningenit është aktivizuar me klube të tilla si Ajax, Liverpool, Barcelona dhe Atletico Madrid
Sulmuesi argjentinas u prit nga 10.000 tifozë në Romë, ku do të debutojë më 7 gusht
Paulo Dybalës bëri një prezantim spektakolar tek Roma në sheshin pranë Koloseut ku e prisnin rreth 10 mijë tifozë verdhekuq. Kjo ka qenë një nga blerjet më të bujshme të skuadrës kryeqytetase e cila pasi fitoi Conference League nuk kishte arritur të entuzjazmonte tifozët e saj.
Në prezantimin e tij syulmuesi argjentinasi theksoi: “Isha shumë kurioz të luaja këtu në Romë, pasi cdo herë që kam ardhur ka qenë ndryshe.”
Ndërkohë për të parë se cfarë është në gjendje të bëjë Dibala duhet pritur data 7 gusht, ku në stadiumin “Olimpico” Roma do të luaj përballë Shakhtar Donetsk. Gjithësesi Dibala mund të luaj edhe më 30 korrik në ndeshjen kundër Totenhamit në Haifa.
Top Channel