Zbulohet letra e Gianni Infantinos për Argjentinën pas finales së Kupës së Botës 2026
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Kampionatin Botëror, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën prestigjioze spanjolle “AS”, ku ka zbërthyer çelësin e suksesit të skuadrës së tij.
Tekniku 65-vjeçar, i cili e ka rikthyer Spanjën në majën e futbollit duke fituar Ligën e Kombeve, Kampionatin Evropian dhe së fundmi Kupën e Botës, ka lëshuar elozhe të mëdha për dyshen e tij të prapavijës, Pau Cubarsí dhe Aymeric Laporte.
“Nuk ka asnjë mesfushor që luan më mirë me topin sesa Cubarsí dhe Laporte,” theksoi De la Fuente, duke vënë në dukje rëndësinë e tyre thelbësore në ndërtimin e lojës nga mbrojtja. Trajneri foli edhe për pjekurinë e jashtëzakonshme të yjeve të rinj si Lamine Yamal dhe Cubarsí, duke i cilësuar ata si “gjeni” që spikasin me një inteligjencë të rrallë, pavarësisht moshës së tyre 18 apo 19-vjeçare.
Gjatë intervistës, De la Fuente u ndal edhe te finalja e madhe e Kampionatit Botëror kundër Argjentinës. “Në finale ishim qartësisht superiorë. Ata as që na gjuajtën në portë, megjithëse rreziku ekziston gjithmonë. Nëse ai spastrim i topit nga Cubarsí në shtesë do të kishte devijuar te portieri Unai Simón dhe do të përfundonte në rrjetë… mund të na kishin mundur pa gjuajtur fare në portë,” pranoi ai.
Spanja shkëlqeu në këtë Botëror, duke demonstruar një ekuilibër të frikshëm dhe duke pësuar vetëm një gol gjatë gjithë turneut. “Kundërshtarët na goditën vetëm dhjetë herë në portë gjatë gjithë kompeticionit. Kjo tregon një koncept mbrojtës shumë mirë të zhvilluar, ku të njëmbëdhjetë lojtarët mbrojnë si një bllok i vetëm,” shpjegoi tekniku spanjoll.
De la Fuente gjithashtu u shpreh tejet i lumtur për lojtarë si Ferran Torres, i cili gjeti rrugën e rrjetës në finale, si dhe vlerësoi harmoninë e grupit, duke theksuar se nuk pati asnjë problem të vetëm brenda dhomave të zhveshjes gjatë 52 ditëve të grumbullimit. Për sa i përket së ardhmes, trajneri e sheh atë me optimizëm absolut, i bindur se brezi i ri i “La Rojas” ofron garanci për të dominuar futbollin ndërkombëtar edhe në vitet në vazhdim.
Top Channel