Supermodelja Kate Moss tregon sesi u largua nga xhirimet kur ‘predatorët’ e industrisë i kërkonin të zhvishej kur ishte 15 vjeçe (fotot)

25/07/2022 16:02

Megjithse ka qenë ‘mbretëresha’ e pasarelës për tre dekada, modelja dikur e turpshme Kate Moss tregon se edhe ajo eshte detyruar te përdorë moton e njohur jozyrtare: ‘Mos u anko kurrë, mos shpjego kurrë.’

Në një intervistë të fundit supermodelja tregon realitetin toksik të shfrytëzimin në industrinë e modës dhe sesi bëhej objekt interesi i predatorëve seksualë kur ishte adoleshente.

Tashmë 48 vjeçare, ajo kujton sesi detyrohej të përlotej para fotografëve kur e vinin nën presion për të dalë ‘topless’. Në moshën 15 vjeçare, adoleshentja e ndërgjegjshme ishte detyruar të largohej nga një sesion fotografimi kur iu kërkua të hiqte të brendshmet e sipërme.

“Kam pasur një eksperiencë të tmerrshme me një katalog për të brendshme”, tha ajo në intervistën me BBC Radio 4.

“Isha vetëm 15 vjeçe dhe ai më tha ‘Hiqe bluzën’. Unë e hoqa edhe pse atëherë isha shumë e turpshme për trupin tim. Por ai më tha më tej ‘Hiqi rexhipetat’, dhe unë e kuptova se kishte diçka që nuk shkonte prandaj mora plaçkat dhe ika me vrap. Kjo duket se më mprehu disi instinktet dhe mudn të dalloja nga larg ‘të gabuarën’”.

Adoleshentja Kate, nënshkroi me agjencinë Storm në vitin 1988 në moshën 14 vjeçare dhe prej atëhere kryente disa detyra modelingu çdo ditë.

Ajo tregon më tej sesi fotografja Corinne Day, bëri një sesion me të për revistën ‘The Face’ kur ishte 16 vjeçe.

Modelja kujton sesi qante gjatë gjithë kohës pasi nuk dëshironte të ishte e zhveshur: “Nuk doja të zhvishesha, por ajo më thoshte ‘nëse nuk zhvishesh nga sipër nuk do të çoj te revista  Elle”, dhe unë qaja. Ishte e dhimbshme pasi për mua ajo ishte shoqja ime më e mirë, por në fund mori atë që deshi dhe karriera ime vazhdoi”.

Moss thotë se gjithmonë ndjehej si një objekt gjatë fushatës së fotografive: “Po, isha e pafuqishme dhe e tmerruar gjithë kohës, por isha e re dhe e pafajshme dhe ata e donin këtë”, thotë ajo për një fushatë me Calvin.

Dhe rrjedhimisht suksesi i Moss shoqërohej gjithmonë me betejat me alkoolin dhe drogën që thuajse shkatërruan karrierën e saj.

Moss kujton se është rritur në Croydon, në jug të Londrës dhe ‘doli nga binarët’ pas divorcit të prindërve në moshën 13 vjeçare.

Ndërsa një skandal drogash në vitin 2005 bëri që të humbiste përkohësisht kontratat e punës, pasi një gazetë kombëtare publikoi foto të saj në dukje duke thithur kokainë.

“Isha shumë e zemëruar sepse të gjithë e dinin që merrja droga pro ata më sulmuan e madje donin të më merrnin vajzën, ishte shumë hipokrite”, kujton ajo.

FOTO GALERI
1/7
Në një intervistë të fundit supermodelja tregon realitetin toksik të shfrytëzimin në industrinë e modës dhe sesi bëhej objekt interesi i predatorëve seksualë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA