Përveç Ambulancës te Qendra e Studentëve, tani qytetarët e Prishtinës do të mund të testohen për Covid 19 edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare numër katër.

Këtë mund ta bëjnë nga ora 8:00 deri në orën 15:00.

Nga drejtoria e shëndetësisë thonë që për shkak të fluksit të madh të infektimeve u detyruan të funksionalizojnë edhe një qendër tjetër testimi.

Situata edhe pse e menaxhueshme është e vështirë edhe për shkak të infektimit të stafit.

Në këtë valë të re infektimesh problem mbetet edhe numri i ulët i stafit nëpër qendrat e mjekësisë familjare në kryeqytet.

Këtë të hënë në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid 19 humbi jetën një qytetar dhe u regjistruan 582 raste të reja pozitive nga testimi i 1233 mostrave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA