Ditëlindja në Paris, Jennifer Lopez tërheq vëmendjen e fansave teksa shëtit me bashkëshortin në rrugët e kryeqytetit francez

25/07/2022 18:10

Gjatë muajit të mjaltit në Paris, Jennifer Lopez festoi ditëlindjen e saj t 53-të.

Bashkëshortja e aktorit shkëlqeu me paraqitjen e saj, teksa kishte zgjedhur një fustan të gjatë rozë e ndezur, për të konsumuar një darkë me 49-vjeçarin.

Çifti u fotografuan teksa ecnin të kapur për dore në rrugët e kryeqytetit francez. Ata iu drejtuan dyqanit kryesor të Christian Dior në Avenue Montaigne për të darkuar më pas në restorantin ekskluziv Monsieur Dior.

J.Lo mbante veshur palë sandale bezhë me platformë, të cilat e kanë shoqëruar gjatë shëtitjeve në qytet dhe një çantë rozë Valentino. Flokët e kapur bisht theksonin vëthët e mëdhenj ngjyrë floriri.

Ben Affleck, për këtë ditë të veçantë, kishte zgjedhur një këmishë blu me një palë pantallona të errëta, këpucë kamosh, ndërsa bie në sy ora argjend.

Çifti është parë kudo në Paris gjatë ditëve të fundit, bashkë me fëmijët e tyre.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA