Konkurrentët e parë kanë shkelur në shtëpinë e “Kepit të  Tundimeve “, ndërsa që në minutat e para nuk mungoi flirtimi mes djemve dhe vajzave.

Mes tyre janë edhe emra të njohur të ekranit si Atdhe Xheravina, Fatjon Kuqari, Erjola Hoxha apo Efi Dhedhes.

Xhelozia dhe konkurrenca mes vajzave nuk u shpëtoi syrit të kamerave, të cilat nisën me komentet negative me njëra-tjetrën.

Juna ishte konkurrentja e parë që shkeli në shtëpinë e “Kepit të Tundimeve”. Konkurrenti i dytë është Mateo, i cili duket se i ka të qarta qëllimet e tij.

Më pas pjesë e kastit u bë edhe Atdheu, i cili u bë i njohur në Për’puthen.

Konkurrentja e katërt është Erjola, pjesë e emisionit “ të E Diell”.

Grei, Klejdi, Ornela dhe Anxhela janë konkurrentët e tjerë.

Ndërsa dy pjesëtarët që do të jenë për 20 ditë në shtëpi janë Fatjoni dhe Efi, të dy pjesë e Për’puthen më parë.

Se çfarë do të ndodhë me konkurrentët pritet të shihet në puntatat e ardhshme.

FOTO GALERI
2/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA