30-vjeçari la pas Salah dhe Mendy, ndërkohë që shprehu gjithë lumturinë e tij për këtë sukses personal, duke u ndalur edhe te “rivaliteti” me Salah.
“Ndonjëherë njerëzit kërkojnë rivalitet mes meje dhe Salah, por të them të drejtën nuk ndiej rivalitet ndaj asnjë lojtari. Ne kemi një marrëdhënie të mirë, i shkruajmë njëri-tjetrit.
Gazetat gjithmonë përpiqen t’i amplifikojnë gjërat. Unë nuk shkoj mirë vetëm me një lojtar, me gjithë të tjerët kam kaluar shumë mirë. Mund të pyesni këdo. Kam marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë”, u shpreh Mane./ SuperSport