Pas dy sezoneve të pushimeve të shkatërruara nga pandemia, biznesi po lulëzon sërish në ishullin grek të Kretës, me turistët që po dynden sërish në rërën e bardhë të ishullit, portet piktoreske dhe plazhin e bukur. 

Në sfondin e diellit dhe detit gjendja në të cilën ndodhet bota duket e harruar për pak kohë  në mendjet e vizitorëve.

Dan Kounelakis, turiste: Është një nxitje e madhe për njerëzit që të udhëtojnë tani që dollari dhe euro janë pothuajse të barabarta. Sidomos me atë që po ndodh në botë , s’mw kujtohet ta kem përjetuar më parë këtë gjë.

Corinne Larsimont, turiste: Ne përpiqemi ta harrojmë situatën gjatë këtyre pushimeve edhe pse e dimë se kur të kthehemi gjithçka do të jete njësoj. Lufta, kriza ekonomike, kriza sociale. Por Tani është koha për t’u çlodhur, të mendojmë për diellin, detin dhe fshatin e bukur.

Lina Kamen, turiste nga Britania e Madhe : Edhe duke qenë me pushime, i shohim  efektet dhe pasojat e COVID, të çmimeve në rritje, të luftës në Ukrainë, por është padyshim shumë bukur të jesh në gjendje të bësh një pushim dhe thjesht të kënaqesh.

Ishulli grek i Kretës është një destinacion i preferuar për shumë turistë nga e gjithë bota për pushimet verore.

Top Channel