“Frika” e urisë mbërthen Sri Lankën, ndërsa vendi futet në ditën e 100-të të protestave

17/07/2022 21:27

Protestat në Sri Lankë janë futur në ditën e tyre të 100-të, duke rrëzuar një president, ndërsa dilemat shtrohen për pasardhësin me krizën ekonomike të vendit që vazhdon.

Gotabaya Rajapaksa iku nga pallati presidenciale pak përpara se protestuesit të zbarkonin në të dhe të enjten dha dorëheqjen.

Keqmenaxhimi i tij është cilësuar shkaktar kryesor për krizën financiare, që ka lënë 22 milion njerëz në mungesë të bukës, naftës apo ilaçeve mjekësore.

E gjitha filloi si një protestë dy-ditore më 9 prill, kur dhjetëra mijëra njerëz ngritën kampin përpara zyrës së Rajapaksa, një turmë shumë më e madhe se sa pritej nga organizatorët, saqë ata vendosën të qëndronin atje. Dhe më pas gjithmonë e më shumë njerëz u bashkuan.

Milton Pereira, një 74-vjeçar tregon vështirësitë që ai dhe familja e tij po kalon, ndërsa fiziku I tij tregon shenja të qarta të mungesës së ushqimit.

“Mund të blejmë vetëm 250 gram peshk dhe në shumë raste i bie vetëm një peshk. Duhet ta presim në shumë copa të vogla kështu që e gjithë familja të hajë. Sepse, nuk kemi shumë para, shpesh ia japim pshkun të vegjëlve, ndërsa ne të rriturit hamë vetëm jeshillëqe”.

Mohamaid Fazal, pronar i një ushqimoreje tregon pakënaqësitë e klientëve të tij

“Njerëzit vijnë të blejnë ushqime, por nuk janë të kënaqur, sepse nuk kanë para. Ccmimet janë rritur. Arsyeja kryesore është se nuk ka asnjë mënyrë për të transportuar këto produkte sepse nuk ka naftë. Prandaj janë rritur çmimet”.

Sipas kushtetutës së Sri Lankës, kryeministri Ranil Wickremesinghe u vendos automatikisht si president i përkohshëm pas dorëheqjes së Rajapaksa.

Ai është tani kandidati kryesor për ta pasuar atë përgjithmonë pas një votim parlamentar javën e ardhshme.

Por politikani veteran përbuzet nga protestuesit si një aleat i klanit Rajapaksa, katër vëllezër që kanë dominuar politikën e ishullit për vite me radhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA