Emrat/ Vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka në shkurt të këtij vitit, policia e Shkodrës vë në pranga dy autorët 20 persona mes të cilëve 16 punonjës të Forcës së Sigurisë Portuale janë arrestuar të dielën nga autoritetet policore në lidhje me një konteiner që u gjet i hapur brenda terminalit të konteinerëve në portin detar të Durrësit.
Konteineri duhet të ishte i plumbosur, por plumbçja e vendosur nga autoritetet doganorë në vendin e origjinës dhe nga kqyrja brenda kontenierit rezultoi se mungonte një sasi arkash me banane.
Kontenieri ka qenë i mbivendosur mbi një tjetër kontenier kur u konstatua i hapur. Gjatë marrjes në pyetje punonjësit e forcës së sigurisë kanë mohuar përfshirjen në këtë rast dhe kanë pretenduar se kontenieri ka ardhur i hapur pasi është e pamundur që të hapej dhe shkarkohej pa u vëne re nga ata, apo kamerat e shumta të sigurisë në terminalin e kontejnerëve të administruar nga kompania koncensionare ”Mariner Adriatik”.
Task Forca dyshon se hapja e kontejnerit ka ndodhur gjatë natës, ndaj janë arrestuar të gjithë punonjësit e turnit të dytë, ndërkohë mungesa e punëtorëve të terminalit ka ndikuar dhe në përpunimin e anijeve me kontejnerë.
Nga hetimet paraprake, kontrolli i ngarkesës dhe ballafaqimi i dokumentacionit rezulton se në kontejner mungojnë 49 arka me banane që nuk dihet se ç’kishin brenda tyre.
Prandaj të arrestuarit janë vënë nën akuzën e ”shpërdorimit të detyrës”, ”heqjes dhe thyerjes së shenjave të sigurisë së autoriteteve doganore”, ndërsa ndaj dy punonjësve të kompanisë pritëse të mallit është ngritur edhe akuza e ”kontrabandës me mallra të tjerë”.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të dokumentuar këtë ngjarje të rëndë që dyshohet se ka lidhje me trafikun e lëndëve narkotike përmes portit të Durrësit.
Top Channel