1502 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Harta e të infektuarave është zgjeruar në të gjithë Shqipërinë. Nga 3211 testime të kryera gjithsej, 614 të infektuar kanë rezultuar në Tiranë, 110 në Durrës, 82 në Fier, 77 në Shkodër, 59 në Vlorë, 46 në Lushnjë, 42 në Sarandë, 33 në Lezhë, 31 në Kamzë, 29 në Gjirokastër, 27 në Berat, 25 në Vorë, nga 23 qytetarë në Divjakë, Korçë, Elbasan, 19 në Kavajë, nga 17 qytetarë në Krujë, Dimal, 13 në Mallakastër, 12 në Tepelenë, 11 në Peqin, nga 10 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, Patos, Himarë, Gramsh, nga 9 qytetarë në Dibër, Maliq, Belsh, nga 8 qytetarë në Kurbin, Shijak, Kuçovë, nga 7 qytetarë në Mat, Devoll, Kolonjë, nga 6 qytetarë në Pukë, Bulqizë, nga 4 qytetarë në Kukës, Selenicë, Librazhd, nga 3 qytetarë në Memaliaj, Pogradec, Skrapar, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Poliçan, nga 1 qytetar në Mirditë, Rrogozhinë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Cërrik.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 7.888 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 31 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Ndërkohë, janë shëruar 677 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,051 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1502
Të shëruar në 24 orë 677
Të shtruar në spitale 31
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3211

Testime totale 1,875,939
Raste pozitive 292,456
Raste të shëruara 281,051
Raste Aktive 7,888
Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,839
Durrës 633
Fier 599
Vlorë 399
Shkodër 273
Elbasan 262
Berat 256
Gjirokastër 196
Lezhë 157
Korçë 132
Dibër 97
Kukës 45

Top Channel