Sali Berisha, që ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike është një figurë politike e konsumuar dhe nuk mund ta sjellë partinë në pushtet, sipas avokatit Spartak Ngjela.

Vetë Berisha e di që në këtë mënyrë nuk mund ta ndihmojë partinë që ka themeluar vetë, shprehet Ngjela në “Top Story”.

“Meta dhe Berisha janë të konsumuar. Janë të konsumuar negativisht, jo se kanë pasur shumë pushtet.. Saliu, që e këtë, nuk lufton për pushtet. E djathta po shkatërrohet”.

E vetmja mënyrë, thotë analisti, është thithja e intelektualëve që jetojnë dhe punojnë në Perëndim, ashtu siç ka bërë Ahmet Zogu pasi u shpall mbret.

“Po nëse e djathta gjen formën, me njerëzit e vet të iluminuar, me ata që i duhet një shteti. Janë vetëm në Perëndm mbi 400-500 shqiptarë që drejtojnë institucione të rëndësishme. Ahmet Zogu mori pushtetin, mori të gjithë ajkën e intelektit shqiptar që ishte në Perëndim, i mori me lekë dhe erdhën të gjithë. E djathta do rikonstruktim si ky që thash unë”.

Por Berisha, as Meta nuk mund t’i bëjë dot thirrje atyre, shprehet avokati.

“Pra, duam të shpëtojmë të djathhës apo Saliun. Edhe Saliu e di që me këtë rrugë nuk vjen dot në pushtet. Shqiptarët do të flasin në votime dhe kundërshtarët do e marrin këtë. PS do të thotë ç’doni me ‘non grata-n’.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA