Super ylli i muzikës pop Rihanna është bërë zyrtarisht miliarderja më e re në SHBA, pasi ka grumbulluar një vlerë neto prej 1.4 miliardë dollarësh në moshën 34-vjeçare, raporton ‘Foxbussiness’.
Themeluesja e ‘Fenty Beauty’, e cila është paraqitur në listën vjetore të ‘Forbes’ të grave më të pasura “selfmade” në Amerikë për tre vjet me radhë, u rendit në vendin e 21-të në listën e këtij viti.
Edhe pse Rihanna nuk është gruaja më e pasur “selfmade” në SHBA, ajo është më e reja, e pasuar me Kim Kardashian, 41 vjeçe, e cila ka një pasuri neto prej 1.8 miliardë dollarësh, si miliarderja e dytë më e re në listën e vitit 2022. Sipas ‘Forbes’, këngëtarja nga Barbados është një miliardere për shkak të suksesit të linjës së saj të kozmetikës, të cilën ajo e zotëron me shitësin francez me pakicë të luksit LVMH dhe e cila krijoi më shumë se 550 milionë dollarë të ardhura në 2020.
Top Albania Radio shkruan se së fundmi, diva e muzikës pop është shfaqur për herë të parë në publik që pas lindjes së djalit. Këngëtarja u shfaq në Wireless Fest në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë.
Ajo kaloi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë dhe fansat sapo e panë nisën të brohorasin e të thërrasin emrin e saj.
Megjithatë reagimi i saj ndaj fansave ishte shumë shpërfillës, gjë që ka shkaktuar komente të shumta në rrjete sociale.
Riri ishte veshur e gjitha me të zeza dhe barkun e kishte fshehur me një xhup të madh. Rikujtojmë, se ylli i pop-it u bë nënë për herë të parë një muaj më parë.
Bukuroshja solli në jetë një djalë. Sjellim në vëmendje se para se të lindje, shpeshherë Rihanna është parë në publik e veshur me veshje tepër të guximshme dhe për këtë është komentuar pozitivisht por ka marrë edhe kritika të shumta.
Top Channel