
24/02 19:13
Shtrenjtimi i kostove të jetesës këtë vit, duket se nuk ka ndikuar vetëm tek shtresat e ulëta apo te mesme.
Moderatorja Armina Mevlani, në studion e “Gaca dhe Gra” teksa po diskutohej për shtrenjtimin e pushimeve këtë verë, tha se edhe ajo e ka ndjerë krizën.
Mevlani tha se tek vendet që ka shkuar në vitet e tjera me pushime, këtë vit nuk mund t’i frekuentojë, pasi çmimet janë tre-fishuar.
“Ja unë përshembull te vendet që kam shkuar gjithmonë, nuk shkoj dot, janë shtrenjtuar me tre-fish çmimet”, tha Armina në “Goca dhe Gra”.
Top Channel