15/11 10:33
Këngëtarja shqiptare Rita Ora u pa mbrëmjen e së dielës në Londër, ku mbërriti me një tren në orët e vona të natës.
Pasi e kishte kaluar ditën në “Javën e Modës” në Paris, me një makijazh të frymëzuar nga Kleopatra, këngëtarja po lëvizte në stacionin e St Pancars.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte çanta e saj “Hermes”, që qëndronte mbi valixhen e kuqe.
Çanta e zezë nuk ishte e thjeshtë, pasi sipas Daily Mail ka kushtuar plot 23,300 euro ose 20,000 funte.
Një shifër e lartë por jo për Ritën e cila i ka kushtuar gjithmonë rëndësi veshjes dhe daljeve publike.
Bukuroshja shqiptare kishte preferuar që të vishej me ngjyra të zeza, me një xhaketë, bluzë të shkurtër dhe sandale verore.
Top Channel