Pushuesit në një plazh privat në Radhimë kanë përjetuar momente tmerri gjatë të shtënave me armë.

Një turist nga Norvegjia është bërë dëshmitar i ngjarjes në Radhimë, ku mesditën e sotme u regjistruan të shtëna me armë zjarri.

Ai tregon për mediat se dëgjoi disa të shtëna, si edhe pa njerëz më pas të vraponin. Turisti norvegjez, thotë se ndodhet në Shqipëri bashkë me familjen e tij, ndërsa theksoi se ngjarja e ka frikësuar

“Ne dëgjuam të shtëna dhe të gjithë vrapuan, ndoshta dy tre të shtëna, ne nuk pamë asgjë, nuk e di nëse ndonjë është qëlluar, Jam nga Norvegjia”, tha turisti norvegjez.

“Shumë të shtëna mbi 5 6 herë, u larguan njerëzit unë kisha çupën me gjithë djalë, të tjerët u fshehën, unë deri këtu nuk dëgjova gjë për persona të lënduar, kishte shumë njerëz”, tha një pushues.

“Krisma shumë, disa herë, erdhi policia dhe ambulance, po i them burrit hajde ikim në shtëpi s’mund të rri, ne jemi nga Kuçova”, tha një pushuese.

“Dëgjuam të shtëna, 5, 6, vinin nga parkimi, mendoj se ishte ashtu por se di, është hera e parë këtu”, tha një turiste italiane.

Top Channel