Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi publikoi këtë të hënë detaje nga padia që do të depozitojë në SPAK kundër qeverisë në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Sipas saj 24 kompani janë pjesë e aferës së inceneratorëve duke sjellë 189 milionë euro evazion fiskal.
Sipas Kryemadhit këto kompani kanë blerë produkte si fruta ekzotike apo shishe uji të cilët janë shkëmbyer në interte dhe beton.
“Pjesa më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por ky është rasti më flagrant ku kryeministri është kapur me presh në dorë. Këtu nuk ka asnjë lloj investimi nga ai që kemi dëgjuar prej kohësh 128 mln euro dhe qeveria paguan 20 euro tonin e mbetjeve për të mbledhur mbetjet që janë në Tiranë, investim prej vitesh që mban peng shqiptarët. Besoj të gjithë e mbani mend që në dhjetor të vitit 2021 ne si lëvizje i kemi shtuar kallëzimit tonë evazionin fiskal që ka ndodhur me kompanitë e Klodian Zotos, 30 mln dollarë fiktive, veç konsulencave që kishte konsultuar vetveten. Të gjitha biletat e avionit që në periudhë pandemie kishte kryer udhëtime jashtë shtetit kur e dinim që mbi qiellin shqiptar nuk bëheshin fluturime. Ajo që kemi është evasion fiskal 189 mln dollarë.
Në pamje të jashtme mund të duket si diçka normale me 24 kompani që kanë bërë një punë të ndershme. Dihet që në çdo biznes atë që do të japësh do e kesh të magazinuar. Në librin e blerjeve kanë rezultuar se kompania e parë ka kryer blerje rreth 18 mln dollarë produkte dhe pjesa më e madhe janë fruta ekzotike dhe ujë i pijshëm, deri këtu është në rregull. Kur vijmë në shitjet 718 fatura që janë në librin e shitjeve. Frutat janë shkëmbyer në interte, shishet janë kthyer në beton. Pjesa më e madhe e këtyre kompanive… unë do të tregohem diskrete se do t’i drejtohem SPAK. Kompanitë fiktive shkëmbejnë fatura me njëri tjetrin, janë fatura nën 3 mln lekë që mënyra e lëvizjes të jetë në cash dhe shitje nga fruta ekzotike në beton me fatura bankare dhe pagesa bankare nuk është kryer dhe ajo çka bën në dilemë kompanitë që kanë bërë blerje marrin dhe rimbursimim e TVSH-së”, tha Kryemadhi.
Ajo shprehet se këto kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave, në bashkëpunim me qeverinë.
“Janë grupe, grupi i parë është grupi incerneratorëve mbi 30 mln euro fatura fiktive, kompanitë e 99.99% të tenderave publikë, veç se marrin paratë nga buxheti i shtetit i rrëmbejnë edhe 20% të TVSH.
Shteti nuk reagon sepse kjo bëhet në bashkëpunim me qeverinë. Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi kanë kompani 35 milionë dollarë, u është shitur dy personave njëri 94 dhe tjetri 90 vjeç duke faturuar fatura fiktive dhe false. Kompanitë shërbejnë si lavatriçe për pastrimin e parave. Në këtë këndvështrim një km rrugë është bërë një kilometër rrugë 20 milionë euro. Këto kompani i kemi hetuar se kanë dalë të lidhura me inceneratorët, kemi arritur në rezultatin se janë të përfshira kompani që kanë fituar konçesione.
Këto bëhen me bekimin e kryeministrit, e dini që Ministria e Financave nuk pranon të disbursojë se libri i shitjeve dhe blerjeve nuk korespondon me atë çfarë është në magazinë dhe produkti që shitet”, theksoi ajo.
Në lidhje me punën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK ajo shprehet se po lëviz në mënyrë të ngadaltë
“Ka një lëvizje të ngadaltë, nuk është kënaqësi që të shohim njerëz në burg, ne vijojmë të paguajmë para në llogari të Klodian Zotos, edhe pse ai është në kërkim”, tha ajo.
Më poshtë janë dokumentet e publikuara nga LSI:
Top Channel