Gjuetari i famshëm i kafshëve ‘trofe’ gjendet i vrarë në stil ekzekutimi në Afrikën e Jugut (fotot)

04/07/2022 17:02

Një gjuetar i famshëm trofesh që vriste elefantë e luanë, duket se ka pasur fatin e gjahut të tij së fundmi në Afrikën e Jugut.

55 vjeçari Riaan Naude, pronar i klubit Pro Hunt Africa, është gjetur dje i vdekur pranë kamionçinës së tij në Marken Road, Limpopo.

Dy pushkë gjuetie ishin në makinën e tij, të gjetur në një zonë periferike të Parkut Kombëtar Kruger, një nga rezervatet më të mëdha të botës së egër, shkruante rrjeti vendas  Maroela Media.

Naude, nga Phalaborwa, Limpopo, kishte postuar më parë foto të vetes me gjahun e tij të vrarë duke përfshirë  luanë, elefantë e xhirafa.

Zëdhënësi i policisë Mamphaswa Seabi tha se policia ishte thirrur pas gjetjes së trupit.

“Viktima qëndronte ne fytyrë të ngritur dhe kishte gjak në kokë e në fytyrë”.

Një organizatë vendase anti-krim, Heritage Protection Group (HPG) pretendonte se Naude u vra nga një burrë që kishte ndaluar makinën pranë tij, kur gjuetari kishte ndaluar në Mokopane prej nxehjes së motorit.

Rrjeti shtonte se dy burra kishin dalë nga një kamionçinë  e bardhë Nissan, dhe një prej tyre e kishte qëlluar.

Një bari kishte dëgjuar të shtënat dhe kishte parë mjetin Nissan që largohej me shpejtësi, sipas raportimeve.

Grupi i Naudes ‘Pro Hunt Africa’, ndodhet në pjesën më veriore të Afrikës së Jugut dhe promovon “gjuetinë dhe udhëtimet Eco Safari”, sipas njoftimit.

FOTO GALERI
2/3
Gjuetari i famshëm trofesh që vriste elefantë e luanë, duket se ka gjetur fatin e gjahut të tij

Top Channel