I nxehti afrikan dhe vera në përgjithësi diktojnë një regjim tjetër ushqimor.

“Është e nevojshme që të zëvendësojmë të gjithë lëngjet që humbasim me djersitje duke pirë sa më shumë ujë, lëngje, por jo lëngje me sheqer dhe me gaz, dhe fruta me lëng. Kemi shalqirin, pjeprin, pjeshkët, qershitë, kajsitë, që janë fruta të pasura me lëng dhe antioksidantë, si dhe me kripëra minerale që I humbasim gjatë verës”, tha nutriconistja Enkeleda Ferrollari.

Gjatë ditës duhet të konsumojmë 1 litër e gjysmë deri në 2 litra ujë në ditë.  Zarzavatet janë një burim shumë I mirë I kripërave minerale, vitaminave dhe antioksidues. Domatja, kastraveci, sallata jeshile, patëllxhan, speci.

Në çdo vakt duhet të kemi racion të bollshëm zarzavatesh. Të gjitha ngjyrat duhet të jenë në tavolinë.

Duhet të kufizojmë sasinë e yndyrave shtazore, mishin me dhjam, gjalpin, të skuqurat. T’i zëvendësojmë me peshkun, filetot e pulës.

Ushqimet e shpejta, të gatshme, si hamburgerët, sanduiçët, sufllaqet, të ngarkuara me shumë yndyrna shtazore, duhet t’I konsumojmë akoma më pak gjatë verës.

Supat e zarzavateve, të ftohta janë një burim shumë I mirë I lëngjeve dhe i elementeve mokroushqyese si kripërat, vitaminat dhe fibrat.

Pushimet verore, argëtimi dhe festat bëjnë të konsumojmë më shumë pije  alkoolike që në fakt na dehidratojnë më shumë.

“Sasia e alkoolit që konsumojmë duhet të jetë e moderuar. Konsumi I tij duhet të shoqërohet me konsumim të ujit, për të bërë të mundur hidratimin e trupit”, tha Ferollari.

 

Top Channel