E rëndë në Bilisht, gjendet e mbytur në rezervuar një 82-vjeçare. Detajet e para
12/10/2026 13:53
Gjendet e pajetë një 82-vjeçare në Bilisht, që sipas të dhënave paraprake, është gjetur e mbytur në një rezervuar në afërsi të qytetit të Bilishtit.
82-vjeçarja ka shfaqur prej disa kohësh probleme me sklerozën ndërsa mësohet se ka qenë e rënduar edhe psikologjikisht pas vdekjes së bashkëshortit dhe dy djemve të saj.
Mësohet se e moshuara jetonte me djalin tjetër, dhe ka qenë ai që e ka gjetur në rezervuar të pajetë.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit të Korçës ndërsa po bëhen veprimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Top Channel