Tre shqiptarë të vdekur në Greqi, ngjarja ndodhi për larje hesapesh! Ja çfarë thonë dëshmitarët okularë

03/07/2022 19:35

Një video amatore tregon momentin kur rruga Koyrtidhou ne lagjen Kato Patisia ne qendër te Athinës  rreth orës 9. 30 te mbrëmjes te se shtunës, behet skenë e një konfrontimi te armatosur dhe te përgjakshëm me protagonist pjesëtare te bandave shqiptare te botes se krimit.

Është vetëm fillimi i një incidenti tragjik qe përfundon me vdekjen e tre personave, të tre shqiptare  dhe plagosjen e 3 te tjerëve .

Behet fjale sipas policisë greke për një larje hesapesh te dy grupeve kriminale kundërshtare dhe takimi i lene per sqarimin e pazareve te drogës vazhdoi me gjuhen e plumbave.

Nga një makinë e markës  Mercedes ,qe e drejtonte një grua , nje person ka qëlluar me armë nga dritarja kundërshtarin e një grupi tjetër ne motocikletë, i cili kishte mbërritur ne vendngjarje i shoqëruar edhe nga persona te tjerë me dy makina nga pas. Nga shkembimi i zjarrit plagosen dy persona nga shtate te ndodhur ne vendngjarje. Me pas autori hyn përseri ne Mercedes dhe niset rrëmbimthi duke shkelur personin qe kishte qëlluar dhe shokun e tij te cilët humbin jetën ne spital.

“Isha ulur ne ballkonin e shtëpisë papritmas dëgjova te krismat them diçka po ndodh dhe zbrita nga shtëpia… Dola balle për balle me vrasësin ai mbante ne dore një pistolete te kalibrit 45. Doli në bulevardin qëndror ndaloi  një makinë te zezë me kërcenimin e armës ,morri makinën dhe u largua.”- tha një dëshmitar okular.

Ai shkon ne fillim ne një pike karburanti dhe me pas ne një bar ku kërkon dhe merr disa te holla. Sapo del prej aty bie ndesh me një patrulle policie të Ndërhyrjes së Shpejtë në lagjen Agioi Anargyrou dhe nga shkëmbimi i zjarrit bie i vdekur, ndërsa ka plagosur dy prej policeve te cilët janë çuar me vone ne spital.

“Vizituam dy policët kurajozë qe u plagosen dhe qe dje ne mbrëmje bënë detyrën e tyre me sakrificë duke shpëtuar jetë njerëzish . Janë shumë mire dhe janë operuar. Policia greke vepron ne mënyrë rezultative ndaj krimit te organizuar”- tha ministri i Mbrojtjes se Qytetarit Takis Theodhorikakos

Pranë lokalit janë gjetur mbi 15 gëzhoja disa prej te cilave ne muret e tij dhe në xhamarine përreth.  Policia ka arrestuar gruan  qe drejtonte automjetin tip Mercedes  se cilës i është gjetur edhe një pistolete.  Ndërsa ka qarkulluar fotografia e dhe emri i shqiptarit te pare qe ka hapur zjarr ,ne momentin kur ka humbur jetën , si dhe emrat dy te tjerëve, ende vazhdojnë hetimet nga organet përkatese për te zbardhur gjithë veprimtarinë e dy grupeve kriminale shqiptare, disa pjestarë prej te cilëve siç thuhet sapo ishin liruar nga burgu.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA