Kënga Bebe e Era Istrefit është një bashkëpunim me Claydee, pavarësisht se shumë pak e dinë.

Këtë detaj e rrëfeu artisti shqiptar Claydee i ftuar në “Më lër të flas” në Top Channel.

“Me Era Istrefin kemi bërë një këngë bashkë, ‘Bebe’, me Erën kemi shumë kimi dhe kur bëjmë këngë bashkë,  e besoj shumë si artiste kur punojmë bashkë këngët dalin shumë shpejt, për 5 minuta ideja, kënga për 50 min, aq duhet për një hit, nëse lodhesh aq shumë më mirë shkon në një hit tjetër”, tha artisti.

Claydee numëron miliona shikime në Youtube të hiteve të tij ndër vite.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel