Një e re aktore videosh pornografike është gjetur e vdekur me trup të lidhur në pemë në një zonë të largët pyjore ne Japoni, tha policia.
23 vjeçarja Rina Arano ishte parë herën e fundit gjallë me 5 qershor me një burrë të panjohur, tre ditë para se të raportohej e humbur.
Ajo ishte kapur nga kamerat e sigurisë së stacionit të trenit Ibaraki teksa hipte në makinë me 33-vjeçarin Hiroyuki Sampei.
Familjarët e Arano deklaruan të humbur aktoren e videove për të rritur pasi kishin disa ditë që nuk mund të kontaktonin me të.
Më 8 qershor policia nisi kërkimet dhe gjetën trupin e saj të zhveshur, të lidhur në një pemë më 14 qershor.
Ajo u identifikua më pas nga miqtë e familjarët, ndërsa policia tha në deklaratë.
“Rina Arano u gjet e lidhur në një pemë e zhveshur, teksa ishte e vdekur prej gati dy javësh. Ne ende po punojmë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Burri që ishte me të po merret në pyetje.
Trupi i saj u gjet rreth 1 km larg vilës së burrit që e kishte marrë me makinë nga stacioni.
Sampei, një punonjës zyre, u arrestua më 14 qershor i dyshuar për pengmarrje dhe burgosje të jashtëligjshme të Arano në vilën e tij.
Ai dhe viktima kishin folur në rrjetin Twitter para se ta merrte nga stacioni i Mito.
Oficerët që kërkonin në zonën pyjore pranë vilës, gjetën trupin e Arano pranë një humnere disa metra larg rrugës.
Ekzaminimet tregonin se viktima kishte kocka të thyera në qafë de policia beson se është mbytur.
Hetimet vazhdojnë.
Top Channel