Sezoni 2022-2023 do të rezultojë historik për klubin e Monzës duke qenë se për herë të parë marrin pjesë në elitën e futbollit italian, Serie A.
Klubi që është në pronësinë e Silvio Berlusconit dhe Adriano Gallianit, ka nisur punën në merkato për të përforcuar organikën pasi kërkojnë një paraqitje dinjitoze.
Kështu, pasi zyrtarizuan marrëveshjen me portierin Alessio Cragno dhe mbrojtësin Andrea Ranochia, Monza ka hedhur sërish sytë nga lojtarët e Inter dhe tashmë pretendon shërbimet e një lojtari me tipare offensive si Stefano Sensi.
Mesfushori është jashtë planeve të trajnerit Simone Inzaghi dhe në janar u huazua te Sampdoria, ndërsa në sezonin e ri, sërish nëpërmjet formulës së huazimit pritet të luajë me Monzën. Sipas Sky, 26-vjeçari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në klubin e Monzës dhe në vijim pritet të kryhen edhe vizitat mjekësore.
Top Channel