Plazhet e Adriatikut janë mbushur plot, por këtë sezon pushimet do të kushtojnë më shtrenjtë se një vit më parë.

Megjithatë shumë prej pushuesve në Durrës shprehen se çmimet janë më të mira se ato në vende të tjera të rajonit.

”Vij nga Italia dhe mirë. Çmimet janë rritur këtu, por do ta përballojmë. Problem janë shezlonget që janë shumë afër detit.

”Ne s’paguajmë qira se kemi një hyrje të vogël këtu, por e shohim te shpenzimet e përditshme. Ndjehet shumë.”

– Keni ndonjë pritshmëri që çmimet do të ulen?

“Po u ngritën e vështirë të ulen. Ka më shumë çadra bosh.”

Çmimet janë rritur, po si në çdo vend të botës. Po vërehen ca ndryshimet po rritja nuk është ekstreme. Është shumë mirë. Preferoj gjithmonë Shqipërinë si destinacion të parë.’

”Vitin e kaluar kam qenë në Ulqin dhe në krahasim me atje këtu është më lirë dhe pse çmimet janë rritur.”

Ngritja e çmimeve është më e ndjeshme për ata që praktikojnë sportet e ujit. Dashamirësit e tyre janë përballur me çmime të larta këtë verë që i bëjnë ato të papërballueshme.

”Janë pak të shtrenjta. Në krahasim me Ulqin ku e kam marrë një motor uji 20 euro. Këtu 30 euro.

”Me rrogat që janë këtu është problem. Shumë problem sidomos për rininë. Po ekonomi tregu do ketë më pak konsum dhe do t’i ulin çmimet nga gushti.”

”Nuk i praktikoj shumë. Nuk mund te shpenzoj për to. Unë jam nga Ukraina dhe që nga prilli jetoj këtu në Durrës dhe i jam falenderuese Shqipërisë që na mikpriti.”

Ata që ofrojnë mjetet motorike të ujit në plazh tregojnë arsyen dhe se pavarësisht çmimeve interesi është i lartë, veçanërisht nga turistët e huaj.

”Këtë vit kemi pasur shumë turistë dhe janë shumë të interesuar.

“Ne i kemi rritur me 500 lekë të reja te motorat se është rritur dhe benzina, ndërsa parashutat me 1000 lekë.”

– Kush pushues janë më të interesuar? 

“Ata të huaj se kanë më shumë lekë…” 

Top Channel