Metoda e zgjerimit të BE s`po funksionon, Borell: Ballkani u lodh, blloku të reformohet!

27/06/2022 20:46

Edhe pse e përshkroi zgjerimin si një nga instrumentet më të suksesshme të politikës së jashtme të BE-së dhe interesit të saj strategjik, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, mendon se mënyra sesi po merren vendimet duhet të ndryshohet.

Është e një rëndësie kyce gjeopolitike, u shpreh ai, që BE-ja të zgjerohet dhe thellohet. Sipas kryediplomatit europian, zgjerimi i BE-së është sërish në krye të agjendës. Këshilli Europian vendosi javën e kaluar, që e ardhmja e Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë qëndron në BE dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tashmë në atë rrugë.

“BE e ka përsëritur angazhimin e saj ndaj tyre. Në të njëjtën kohë që rivitalizojmë zgjerimin, ne duhet të bëjmë një përpjekje të ngjashme për të reformuar Bashkimin Europian dhe vendimmarrjen tonë, sepse BE-ja e zgjeruar gjithashtu duhet të jetë në gjendje të veprojë. Kjo do të thotë gjithashtu, reduktim të rregullave të unanimitetit në politikën e jashtme edhe në fusha të tjera në mënyrë që më shumë vendime të merren me shumicë të cilësuar.”- tha Borrell.

Borell kujtoi se  vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar me shumë të drejtë, që procesi i tyre i anëtarësimit të gjykohet në bazë të meritave të tyre.

‘Kanë kaluar pothuajse 20 vjet që kur BE-ja shpalli në Selanik se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së. Zgjerimi i BE-së në ato vende, që janë të gatshëm dhe të afta për të përmbushur kushtet, nuk është një “shërbim” apo një lëshim, është në interesin tonë strategjik.”- tha Borrell

Ai shtoi se një politikë e besueshme zgjerimi është një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin, sigurinë dhe rritjen ekonomike në të gjithë Europën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA