Një studente britanike ka detajuar për gazetat vendase sesi u tmerrua nga frika e përdhunimit e vrasjes kur një predator seksual që maskohej si shofer taksie e mori peng në makinë per ta sulmuar.
Zoe Laidler kishte dalë me miqtë një mbrëmje në Newcastle kur nisi dhe e papritura e saj.
Teksa kërkonte të kthehej në shtëpi 24-vjeçarja hipi në një makinë të parkuar pranë vendeve të taksive.
Por në vend të destinacionit shoferi Nazeem Murad e çoi atë në një zonë të izoluar panoramike në Tynemouth, ku do ta sulmonte seksualisht.
Zoe ka folur tashmë me emrin dhe fytyrën e saj pas dënimit të sulmuesit me katër vjet burg për pengmarrje dhe sulm ndaj personit.
Murad është tashmë në arrati teksa dënimi iu dha në mungesë.
Ish-studentja e mjekësisë tha: “Besoja sinqershit se do të më përdhunonin e do të më vrisnin. Pas disa minutash e kuptova që po më çonte në bregdet. Unë qaja dhe i lutesha të më linte të shkoja por ai nuk donte t’ia dinte. I dërgoja vendndodhjen time miqve dhe lutesha për ndihmë”.
“Më në fund besoja se do të më përdhunonin ose vrisnin dhe mendoja që policia të gjente të paktën trupin tim teksa dokumentoja se ku po më çonte”.
“Mendova të hidhem nga makina por ai mund të kthehej e të më rimerrte lehtësisht, kisha ngrirë nga frika”.
Zoe tregon sesi kur arritën në bregdet, Murad e pyeti nëse mendonte se “hëna ishte romantike”.
Ajo thotë se në këtë moment po priste më të keqen, por papritur teksa qante dhe kërkonte ta linte të shkonte, “ai shfryu dhe ktheu makinën prapa”.
Pengmarrësi e kishte lënë atë të shkonte por Zoe raportoi sulmin e pengmarrjen në polici, dhe Murad u arrestua.
Por pas lirimit me kusht gjatë gjyqit, ai u largua nga Britania dhe rrjedhimisht u dënua në mungesë.
Zoe tregon sesi tmerri që kaloi ka lënë pasoja në jetën e saj, duke i krijuar fobi ndaj përdorimit të taksive dhe duhet të përdorë makinën edhe kur ka konsumuar alkool.
“E di që është e gabuar por isha aq e tmerruar nga taksitë sa marrja makinën edhe kur kisha pirë në fundjavë. Më hoqën patentën për dy vjet dhe për këtë më vjen më shumë keq. Ai më ka ndryshuar jetën, nuk kam besim te burrat dhe nuk kam dalë me askënd prej atëhere”.
Top Channel